KreuCelebrity

Edhe pse shtatzënë, dy yjet e “Little Mix” shkëlqejnë në promovimin e këngës së re!

Tifozët e Little Mix u tronditën kur dy nga pjesëtarët e bandës njoftuan se janë shtatzënë. Megjithatë Leigh-Anne Pinnock dhe Perrie Edwards dëshmuan se nuk kanë ndërmend të lejojnë që shtatzënia të ndalojë karrierën e tyre. Ato u bashkuan me Jade Thirlawall për të promovuar këngën e tyre të re “Heartbreak Anthem”.

Treshja dukej fantastike, teksa ishin veshur si engjëj vezullues. Ato njoftuan bashkëpunimin e tyre me David Guetta dhe Galantis, dhe se single i tyre i parë pa Jesy Nelson do të dalë të enjten.

Leigh-Anne, 29 vjeç, dukej mahnitëse dhe rrezatonte me veshjen me argjend, ku binte në sy barku i saj. Ajo vendosi paruke të zezë dhe krahë gjigantë me pendë, ndërkohë që pret fëmijën e saj të parë me të fejuarin e futbollistit Andre Grey.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF