KreuCelebrity

“U ndjeva e pafuqishme”, Era Rusi rrëfen mes lotësh momentin e vështirë!

“U ndjeva e pafuqishme”, Era Rusi rrëfen mes lotësh

Era Rusi ishte e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ku bëri disa rrëfime mbi jetën e saj, përfshirë dhe një moment tejet të vështira, të cilin e përjetoi shumë fort. Era foli për momentet e fundit me gjyshen e saj, e cila ndërroi jetë në dhjetorin e kaluar. Ajo tregoi sesi ishte ndjerë e pafuqishme përballë humbjes së njeriut të shtrenjtë, që e kishte rritur atë dhe të motrën. “Doja të shkoja sepse ishte një njeri që rrinte shumë netë pa gjumë, duke qepur fustanet e mia dhe të motrës sime. Ka qenë rrobaqepëse dhe ka qenë shumë e zonja në punën e saj dhe gjithë jetën e saj e ka bërë me shumë dashuri. Prej saj kemi marrë mirësinë dhe dashurinë, na ka rritur me këtë frymë… Gjyshja na këndonte një ninullë me të cilën ka rritur fëmijët, jemi rritur ne dhe po rriten dhe mbesat e mia. Ia kënduam dhe natën e fundit me motrën, shkuam për t’i kënduar ninullën. Motra e nisi, unë isha e pafuqishme. Për herë të parë në jetë u ndjeva e pafuqishme për të kënduar, dhe e ndoqa nga pas. Infermierja na tha që në ato momente ajo filloi të kishte një lloj reagimi. Na dëgjonte”, tregoi ajo e përlotur.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF