E famshmja Cher feston 75 vjetorin e saj. Padyshim është një nga ikonat e padiskutueshme të stilit dhe modës të gjitha kohërave. Nuk janë pak 6 dekada, por këngëtarja dhe fituesja e një çmimi Oscar duket e mrekullueshme me gjithë vitet mbi supe. Për këtë kanë ndihmuar dhe një sërë operacionesh estetike, të cilat diva amerikane i ka pohuar vetë gjatë viteve. “Për mua gjërat më të rëndësishme në jetë janë fëmijët, puna dhe burrat. Të paktën derisa të kem mundësi dhe fizik të më lejojë një gjë të tillë,”- është shprehur Cher.



















