Ermal Mamaqi më 15 tetor do të sjellë për publikun shqiptar serialin H.O.T “Humanët e Tiranës, i cili do të transmetohet në televizion dhe do të ketë 12 seri.
Ndërkohë që të gjithë mezi po presin, producenti ka publikuar në Instagram trailerin e serialit. Në video shfaqen yjet e serialit, të cilët Ermali i ka zbuluar më herët: Jonida Vokshi, Klea Huta, Megi Pojani, Irgen Çela, Kastriot Çaushi, Inis Gjoni, Ana Lika, Monika Lubonja, Erblin Bejko, Amos Zaharia dhe Gëzim Rudi.



















