KreuCelebrity

“Mamaja ime do të ishte tepër krenare për mua”, Princi Harry flet për prezencën e Princeshës Diana në jetën e tij!

Princi Harry zbuloi se ai mendon se Princesha Diana do të ishte tepër krenare për të dhe shprehet se ai e ndjen praninë e saj gjatë kohës që ndodhet në Kaliforni.

Duke folur në një intervistë me Oprah Winfrey ai tha se nuk ka dyshime që mamaja e tij do të ishte krenare për të, “Po jetoj jetën që ajo donte të jetonte për veten e saj dhe që do të dëshironte që ne të jetonim”.

Duka i Sussex, 36 vjeç, tha se ai beson se nëna e tij e ndjerë e ndihmoi atë të mbërrinte këtu dhe se ai nuk e kishte ndjerë kurrë praninë e saj më shumë sesa gjatë kohës që ka jetuar në Kaliforni me Meghan, 39 vjeç dhe Archie, 2.

Princi Harry foli për rolin e rëndësishëm që nëna e tij vazhdon të luajë në jetën e tij, duke zbuluar se Archie ka një foto të Dianës në dhomën e tij të gjumit dhe se një nga fjalët e tij të para ishte ‘gjyshja’.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF