KreuCelebrity

Anxhela Peristeri në finalen e “Eurovision 2021”, sot mban kodin 02!

Këngëtarja Anxhela Peristeri pas shkëlqimit në gjysmëfinalen e “Eurovision”, ku mundi të kualifikohej e para për në finalen e madhe.

Mbrëmjen e sotme këngëtarja do të performojë e dyta. Ajo padyshim që është shumë e lumtur dhe e emocionuar pas suksesit të gjysmëfinales, dhe se fundmi me anë të një postimi ka falënderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen që i ka dhënë, gjithashtu ka njoftuar edhe për mënyrën e votimit.

“Sonte është nata finale e Eurivizionit! Unë do të performoj e dyta. Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të votojnë në nr e shtetit përkatës me kodin 02 në momentin që fillon votimi dhe nr. i telefonit shfaqet në ekran! Nga një telefon mund të votohet deri në 20 herë. Faleminderit shumë për mbështetjen! Ju dua.”, ka shkruar këngëtarja.

 

 

A post shared by Music is my religion!♈️ (@anxhelaperisteriofficial_)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF