Këngëtari i dashur për publikun Aleksandër Gjoka është përfshirë në një aksident gjatë orëve të para të mëngjesit, dhe sipas raportimeve rezultoi në gjendje të dehur teksa drejtonte mjetin.
Aksidenti ndodhi në zonën e Farkës, ndërkohë këngëtari ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës, për shkak të lëndimeve të marra.
Kujtojmë se edhe para dy vitesh këngëtari Aleksandër Gjoka u arrestua për të njëjtën akuzë.