“The Me You Can Not See” është dokumentari i tij i ri, dhe aty Harry tregon hapur natën kur Meghan I rrëfeu se kishte menduar vetëvrasjen. Cifti kishte më pak se një vit i martuar ajo ishte shtatzënë me djalin e tyre Archie kur në janar të vitit 2019, ajo i tha se ishte thellësisht në depresion.
“Gjëja që e ndaloi atë ta shihte ishte se sa e padrejtë do të ishte për mua pas gjithçkaje që i kishte ndodhur nënës sime dhe tani të vihesha në një pozitë të humbja një grua tjetër në jetën time – me një foshnjë brenda saj, foshnjën tone. Ajo nuk e kishte ‘humbur’. Ajo nuk ishte e çmendur. Ajo nuk kishte marrë as alkool asgjë, por në qetësinë e natës, këto mendime e kishin mbajtur zgjuar”, shprehet princi. “Ndërsa gruaja ime dhe unë ishim në ato karrige, duke kapur dorën e njëri-tjetrit, në momentin që dritat u fikën, Meghan filloi të qante. Më vjen keq për të, por gjithashtu jam shumë i zemëruar me veten time që I mbërthyem në këtë situatë”, shtoi ai. Harry tha për Orpah Ëinfrey se druhej “mos historia përsëritej” pasi filloi të frekuentonte Meghanin dhe u kujtua që nëna e tij përfundoi e vdekur teksa ishte në lidhje me një person me ngjyrë.