
Reperi Getinjo ka rrëfyer për të parën herë publikisht një episode të cilin e dinin vetëm të afërmit e tij. I ftuar në rubrikën “5 data” në “Prive”, ai vecoi 2011-tën si një vit që e ka shënjuar fort. Ai vit përkon me publikimin e këngës së parë me videoklip, e cila ka një histori prekëse e lidhur me vetë këngëtarin. Kënga tregon historinë e dashurisë me një vajzë, e cila mbeti shtatzënë, por ndërsa nuk shpjegon arsyet përse ata nuk mundën ta vazhdonin romancën e tyre rrëfen sesi vajza aboroit fëmijën që prisnin dhe u largua jashtë vendit bashkë me familjen. “Është e bazuar në histori të vërtetë. Vetëm shokët e mi të ngushtë e dinë dhe bëjnë shaka shpesh me mua dhe më thonë imagjino të vijë një fëmijë të thotë ti je babai im. Atë vajzën nuk e kam parë më kurrë, ka ikur jashtë vendit me gjithë familjen. Ajo e ka abortuar fëmijën nga informacionet që kam. Këtë këngë e kam bërë vetëm për t’ia çuar asaj jo për ta publikuar. Kënga doli pa pëlqimin tim nga studio ku e kisha regjistruar”, -tha reperi.