
Një vajzë e mitur nga fshati Lipë në Përmet është nxjerrë e gjallë me vetëm një krah të thyer pasi ra aksidentalisht në humnerë, thotë TCH. Vajza ishte bashkë me familjen për të kryer rite fetare në kishën e Shën Elenës në Malin e Dhëmbelit, kur ka rënë. Ajo rrëshqiti në humnerë nga pakujdesia por duket se gjatë rënies, instiktivisht është mbajtur në një pemë. Tashmë ajo është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Përmetit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrëfikëse, e bënë të mundur nxjerrjen e të miturës, të ndihmuar edhe nga banorët e zones.