KreuCelebrity

Bëri botën lëmsh: princesha e zhdukur arabe shfaqet në kafe!

Zhdukja e saj u diskutua në të gjithë botën aq sa detyroi edhe OKB-në të kërkonte shpjegime, por një foto e postuar së fundi në Instagram i ka hedhur sërish benzinë zjarrit. Aty shihet në një kafe Princeshën e Dubait, Latifa, që sic thotë BBC, duket shëndoshë e mirë. BBC thekson se nuk ka arritur ta verifikojë foton nëse është autentike apo e montuar.

Disa video të shpërndarja në rrjet muaj më parë linin të kuptohej se prin cesha po mbahej e burgosur nga familja e saj pasi tentoi të arratisej në SHBA. I ati i saj, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, është një nga krerët më të pasur të shtetit në botë, udhëheqësi i Dubait dhe nënkryetari i Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE). Familja e pronceshës nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat se asaj i kishte ndodhur dicka e keqe, por përherë ka këmbëngulur seë Latifa ishte e qetë dhe e sigurtë në gjirin e familjes së saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF