I vetmi i mbijetuar i tragjedisë së teleferikut të rrëzuar një ditë më parë në Itali, ishte 5 vjecari Eitan Biran. Mjekët thonë se kjo “mrekulli” i detyrohet përqafimit të të atit, i cili e mbështolli vogëlushin me trupin e tij teksa kabina binte nga gati 1.500 metra lartësi.
Amit Biran kishte një trup të lidhur. Ai ka shërbyer si mburojë për vogëlushin, që është i shtruar megjithatë në spital në gjendje të rëndë. Në aksident vdiqën nëna e djalit, Tal Peleg, vëllai i tij dy vjecar Tom dhe dy gjyshër.
Presidenti i rajonit të Piemontes ku ndodhi ngjarja, Alberto Cirio nuk i mbajti dot lotët duke thënë se :“Jam baba vetë, dhe e kuptoni cfare mund të përjetohet kur sheh në arkëmort trupin e një nëne me fëmijën e saj..po e prisnim me padurim rihapjen pas pandemisë..tani ajo buzeqeshje u venit”. Nga 15 persona që ndodheshin në teleferikun e rrëzuar, 14 humbën jetën, më i fundit një 9 vjecar që vdiq në spital.



















