
Gazetarja e mirënjohur Eni Vasili është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë e dy vajzave.
Gazetarja sapo na zbukuroi Instagramin me një foto shumë të bukur, ku e veshur me të bardha dhe me duart të vendosura mbi barkë ajo duket e mrekullueshme.
“Ne të treja nuk mund të mos i kishim në kujtesë polaroidi këto kohë”, ka shkruar ajo përkrah fotos.
Eni Vasili ka realizuar një set fotografik, i cili ka për të qenë një kujtim i paharrueshëm për të dhe vajzat e saj.