Kantautori i mirënjohur kosovar Dren Abazi ishte i ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel, dhe me anë të fotografive rrugëtoi nëpër kujtime.
Dreni ka qenë shumë i rezervuar gjithmonë për jetën private, dhe gjatë intervistës ai tha se preferon të mos zbulojë asgjë. Dreni theksoi se dëshiron që jeta personale të mbetet e tillë deri në momentin që ai do të ketë diçka serioze për ta ndarë me publikun.
Kantautori zbuloi se sapo ka mbaruar xhirimit e klipit të ri “Hana”, të cilin e ka xhiruar në qytetin e Shkodrës dhe kënga e re do të dalë në treg pas 2 javësh. Ndërkohë po punon në studio për këngë të reja, të cilat do të dalin gjatë vitit.