Bukuroshja Andrra Destani dhe këngëtari Sinan Hoxha 5 vite më parë u bënë prindër për herë të parë të një djali, të cilin e vendosën ta quajnë Ansi.
Në ditëlindjen e të birit, Andrra ka publikuar disa fotografi të veçanta, të cilat i shoqëron me disa rreshta emocionues duke përshkruar dashurinë që ndjen për Ansin.
“5 vite më parë, jeta më përkëdheli ëmbël, më emocionin që ende sot më mbush shpirtin plot! Të pash sytë, e kuptova se në vijim do jetoja mbi ëndërr. Me mendjen te ty, zgjohem e fle, sepse të kam bekim prej Zotit, që zgjodhi t’më ledhatonte me dhuratën e jetës. Të shoh teksa rritesh, aq i vogël ende por mjaftueshëm për të qenë streha ime e ngrohtë, e paqtë dhe besnike, e për mua s’ka rrahje zemre më të fortë. Ëmbëlsia jote, dashuria e pakursimtë që jep, përkujdesi për vëllain, janë buqeta më e bukur e ditëve të mia! Jeta është e gjatë, do të rrezohesh e ringrihesh, por dije se në çdo hap s’do të jesh kurrë i vetëm, do të jemi gjithnjë katër. Kurrë mos e ndal vrapin e jetës, për asgjë e askënd! Paç bekimet e botës biri im, dashuria ime e pakushtëzuar, rrezja e diellit që me ngroh shpirtin… Gëzuar ditëlindjen, parajsa ime mbi tokë!”, ka shkruar ajo.



















