Arbenita dhe Fero vetëm një muaj më parë u bënë prindër për herë të parë, të një vajze të cilën vendosën ta quajnë Nina.
Në njëmujorin e bukuroshes, Arbenita zgjodhi të ndajë me ndjekësit e saj disa fotografi ku zbuloi portretin e të vogël, një fytyrë ëngjëllore që të gjithë u dashuruam sapo e pamë.
Modelja gjithashtu me anë të një pyetësori mori mendimin e fansave se kujt i ngjan më shumë vajza e saj, ku deri mëtani 55 për qind e ndjekësve mendojnë se i ngjan Arbenitës dhe 45 për qind Feros.