
Gjon Muharremaj, apo Gjon’s Tears, sic njihet me emrin e artit, u kthye në kryefjalën e mediave pasi doli i treti në Eurovision ku përfaqësonte Zvicrën, në mesin e një konkurence mjaft të fortë me Francën dhe Italinë. Gjoni i bëri krenarë shqiptarët, për të cilët nuk ishte i panjohur. Kur ishte fëmijë, ai konkuroi në “Albanian Got Talent” ku zuri vendin e dytë. Rovena Dilo, asokohe pjesë e jurisë, e kishte parashikuar suksesin e tij. Sot, ajo e rikujtoi me një postim në rrjetet sociale atë moment. “Kam deshire te them dy fjalë meqë ky moment nga Albania Got Talent u bë pothuajse viral dje! Falenderoj te gjithë ata qe e kanë rikujtuar këtë moment, sidomos për hir të Gjonit !
Është e vërtetë që në AGT ai shkëlqeu,ishte zëri më i mirë dhe mori vendin e dytë.
Une dhe kolegët e mi Armend Rexhepagiqi dhe Altin Basha e kemi vlerësuar maksimalisht dhe kemi besuar qe ai ishte një talent. Por ajo qe mendova atëhere dhe jam e bindur edhe sot është se Gjonin e bën të mrekullushëm në talentin e tij jo vetem zëri i bukur dhe teknika që ka fituar me pune e zgjuarsi por ndjeshmëria tij e lartë dhe përcjellja e emocionit.
Sinqeriteti dhe thjeshtësia e tij do ta ndihmojnë të fitojë çdo zemër!
Lart e më lart Gjon Muharremaj!
Të duam!”



















