KreuCelebrity

Sex and the City drejt rifillimit të xhirimeve, kush e interpreton Samantën!

Seriali i ri i cili do të jetë vazhdimi i serialit “Sex and the City”do të titullohet “And Just like That”dhe pritet të nisë xhirimet së shpejti. Kastit të aktorëve tashmë të konfirmuar si Sara Jessica Parker në rolin e Carry Bradshow, Kristin Davis (Charlotte) dhe Cynthia Nixon (Miranda), ndërkohë që aktorja Kim Cattrall ka konfrimuar që nuk do të jetë pjesë e serialit, do t’i shtohet dhe aktorja Sara Ramirez, e cila do të mbulojë në një farë mënyre rolin e Samantës.

Aktorja e njohur nga seriali “Grey’s Anatomy”ku intrepreton rolin e një doktoreshe biseskuale dhe në projektin e ri do të luajë rolin e një kabarestike karizmatike e cila do të jetë e fiksuar pas Carry-it. Seriali fillimisht është planifikuar me 10 episode. Xhirimet priten të fillojnë gjatë verës dhe produkti final do të dalë në transmetim në fundin e vitit 2021 në filllim të 2022-it. Në qendër do të jenë personazhet e njohura ndërsa vazhdojnë jetën me historitë dhe ngjarjet e tyre, por tashmë si 50 vjeçare. Producenti i serialit Michael Patrick King shprehet entuziast dhe ka pritshmëri shumë të larta për këtë produksion.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF