Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet nata e parë gjysmëfinale e “Këngës Magjike”. Festivali vjen pas një mungese relativisht të gjatë për shkak të pandemisë Covid-19.
Në edicionin e 22-të të Këngës Magjike Ardit Gjebrea do të ketë përkrah si bashkëprezantuese këngëtaren e mirënjohur Marsela Çibukaj.
Nata e dytë gjysmëfinale do të mbahet në datën 27 maj, ndërsa finalja e madhe do të jetë ditën e shtunë më 29 maj.
Pjesë e jurisë, këtë vit janë: Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.