KreuCelebrity

Baba për herë të parë; zbulohet partnerja dhe gjinia e bebit të Landit të “West Side Family”!

Landi Hysi u bë këtë mëngjes baba për herë të parë e në morinë e komenteve që urojnë babain e ri për statusin e ëmbël, jo pak prej tyre u shprehën të çuditur nga ky lajm i beftë duke qenë se së fundmi Landi nuk kishte zbuluar asgjë për jetën e tij private.

Por cila është vajza që e bëri baba për herë të parë artistin e njohur?!

Mësohet se nëna e fëmijës së Landit është Eva, një brune tejet simpatike që sot është bërë nënë për herë të parë. Në profilin e saj në facebook, Eva ka shkruar një status për ardhjen në jetë të djalit të saj dhe Landit.

Sot mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas , biri vogël siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithë lumturinë e botës që ne të gëzojmë për ty sa të kemi frymë. Landi Hysi & Lukas Hysi ju kam gjithçka ”; shkruan mami e re përbri dy fotove të ëmbla.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF