KreuCelebrity

Nëse nuk e dinit; Arbana Osmani sapo na mësoi një truk që tulipanët të qëndrojnë drejt në vazo!

Në fakt as vetë Arbana nuk e dinte, por me ndihmën e ndjekësve ajo bashkë me ne (që nuk e dinim) sapo mësuam një truk që lulet e tulipanit të qëndrojnë drejt në vazo me kokën ngritur.

Që ta kuptojmë më qartë; Arbana mori dhuratë një tufë të bukur të madhe me tulipanë ngjyrë vjollcë. Pasi i vendosi në vazo lulet morën këtë formë..

 

Menjëherë në inbox-in e moderatores vërshuan këshilla se që lulet të mos e ulin kokën por të qëndrojnë drejt në vazo duhet hedhur një monedhë në vazo. Dhe hej, funksionoi. Sepse këtë mëngjes tulipanët e Arbanës  ishin kështu, të drejta dhe të bukura.

“Përfundimisht leku çon çdo gjë përpjetë do thoshte gjyshja ime” shkruan me humor Osmani përbri fotos në të cilën duket vazo me tulipanët

Po ju e dinit këtë truk?!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF