KreuCelebrity

Vesa Luma zbulon momentin më të sikletshëm të ditës së dasmës!

Vesa Luma dhe Big Basta 6 vite më parë kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, duke u kthyer në një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar.

Mëngjesin e sotëm Vesa Luma është kthyer pas në kohë dhe ka zbuluar për gjithë fansat një nga momentet më të sikletshëm të asaj dite të paharrueshme. Ajo ka publikuar një video, ku këngëtarja shihet duke bërë provën e kafes teksa në kokë mban vellon e nusërisë.

“2 orë para martesës, prova e kafes. Sapo mora befasi një dhuratë të çmuar nga motra Dea Luma e cila kishte ruajtur në arkivën e saj çdo moment backstage të dasmës. Kjo video ishte epike, testi i kafes në shtëpi pak orë para martesës, stresi në fytyren time dhe e lumturia në fytyren e nanës. Përqafime për krejt nuset e këtij viti, është shumë mirë ma besoni”, ka shkruar ajo.

 

 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF