Ndarja e Angelina Jolie dhe Brad Pitt padyshim që ishte një ngjarje e bujshme dhe që habiti fansat e tyre në mbarë botën. Duket absurde, por edhe sot pas gati 5 vitesh të ndarë ata ende nuk kanë arritur një marrëveshje për divorcin.
Diskutimi kryesor është kujdestaria e gjashtë fëmijëve të çiftit. Aktorja, në fakt, është e prerë: ajo dëshiron kujdestarinë ekskluzive dhe akuzon Brad Pitt për dhunë në familje.
Mesa duket, gjërat nuk po shkojnë siç shpresonte Jolie. Së fundmi, aktorja kritikoi gjyqtarin e Kalifornisë për çështjen e saj, duke pretenduar në një dokument të ngritur në gjykatë se ai refuzoi të lejojë fëmijët të dëshmonin, të cilët sipas saj janë provat themelore.