
Ariana Grande lidhi kurorë pak ditë më parë, por lajmi u mbajt i fshehtë. Këngëtarja e njohur vetëm tani ka postuar në rrjetet sociale disa foto ku shfaqet me fustanin ë bardhë të nusërisë, dhe duhet ta themi, u befasuam nga thjeshtësia dhe eleganca e saj! Arjana ka preferuar një veshje minimaliste, me fustanin saten të derdhur pas trupit e me kurrizin e hapur; flokët gjysëm të kapura janë praktikisht ashtu sic i mban gjithmonë ndërsa për aksesorë, nuk pa preferuar më shumë sesa një palë vëthë me perlë.
Burime pranë saj thonë se “Ari”, sic e quajnë ndryshe, është në qiellin e shtatë. Ajo ndien se me Dalton po përjeton dicka që nuk e ka pasur në marrëdhëniet e tjera dhe të dy duken të gatshëm ta kalojnë bashkë gjithë jetën!