Eva Murati njihet si një nga vajzat më të bukura të ekranit shqiptar, por edhe motra e saj e vogël nuk mbetet pas për nga hijeshia. Pavarësisht pamjes megjithatë, që do të ndihmonte shumë të bënte nëse do të zgjidhte të ndiqte rrugën e së motrës, Dorisi ka marrë një drejtim krejt tjetër.
Eva vetë rrëfeu për “Living” se e motra po vazhdon mjekësinë, një profesion ky të cilin në fakt prindërit e kishin ëndërruar për vetë moderatoren.
“Ajo angazhohet shpeshherë në projekte në rrjete sociale, si blogere me reklama të ndryshme, por nuk e ka shprehur kurrë dëshirën për televizion. Dorisi po vazhdon e sigurt rrugën që prindërit kishin dëshiruar për mua, të bëhesha mjeke, si babi. Pavarësisht nga notat e mira në gjimnaz, e ndjeva që ky profesion me të cilin isha rritur që në fëmi – jëri si profesioni më i mirë dhe më i nderuar, nuk ishte e ardhm – ja ime. Çdo njeri e ndjen thirrjen e vet në jetë dhe mjekësia nuk ishte imja!”-rrëfeu Eva.