
Cfarë ndodh kur njeriu që i bëri letra shqipe pjesë të letërsisë botërore, shkrimtari i madh Ismail Kadare dhe një aktor i shquar, por edhe poet i jashtëzakonshëm sik Timo Flloko bëhen bashkë në një makinë dhe recitojnë Majakovskin? Rezultati: një video që duhet parë medoemos!
Videoja spontane u regjistrua teksa ktheheshin nga Fieri ku gjigandi i letërsisë shqipe ishte vlerësuar me titullin e Qytetarit të Nderit të këtij qytetime motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm që i ka dhënë ndër vite letërsisë shqipe dhe për promovimin e saj në nivelet më të larta të kulturës botërore”. Çmimi iu dorëzua në sallë e teatrit nga kryebashkiaku Armando Subashi. Për Kadarenë ky ishte një rikthim pas 30 vitesh në Fier, i cili do të mbetet një moment tejet i vecantë për të.