KreuCelebrity

Lehtësohen masat anticovid nga 1 qershori, ndryshon ora policore!

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka zhvilluar mbledhjen e radhës paraditen e sotme, nga ku njoftoi për masat e reja anticovid. Komiteti vendosi që duke filluar 1 qershori do të hiqet mbajtja e maskës në ambientet e jashtme, si dhe do të zhvendoset ora policore në 23:00, nga 22:00 që është aktualisht. Klubet e natës dhe diskot do të jenë të mbyllura ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 22:00.

“Komitet mendon se ka vend për lehtësim të masave, duke filluar nga 1 qershori të hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme, por do të vijojë të mbahet në ambientet e brendshme dhe transport publik. Ora policore nga 22:00 do të kalojë më 1 qershor në 23:00”, njoftoi zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF