Moderatorja simpatike Klea Huta ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ku ndau me publikun një ngjarje të trishtë që i kishte ndodhur së fundmi në jetën e saj.
Klea mes lotëve zbuloi se ka humbur gjyshin për shkak të coronavirusit. Ajo u shpreh se ka vuajtur shumë ikjen e tij, por shtoi se ai është gjithmonë me të.
“Një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën time është gjyshi im, i cili në shkurt të këtij viti ndërroi jetë. Është një nga njerëzit më paqësor, më të brishtë, më të butë dhe më të urtë, më fjalë pak që unë kam njohur në jetën time, i cili kishte ndërtuar një marrëdhënie perfekte me gjyshen time. Unë shpresoj t’i ngjaj në zemër dhe në shpirt atij. E kam vuajtur shumë ikjen e tij, iku shumë i ri në fakt. Bëra gjithçka që ishte e mundur për ta mbajtur në jetë, por kundër rregullave të Zotit nuk dalim dot, por e di që është gjithmonë me mua”, u shpreh moderatorja ndër të tjera.