KreuCelebrity

Kanye West i lidhur me Irina Shayk? Reagon Kim Kardashian!

Flitet prej disa ditësh se Kanye West, ende pa u “tharë mirë boja” e letrave të divorcit me Kim Kardashian, ka nisur një lidhje me supermodelen Irina Shayk. Lajmin e pohoi një burim për tabloidin “DeuxMoise” , i cili flet për një marrëdhënie të fshehtë, ndërsa thotë se është e qartë se të dy janë mjaft të interesuar për njëri tjetrin. Po Kim Kardashian c`mendon për këtë situatë?

Një person pranë saj tha për “The Sun” se ylli i reality shoë-t nuk është aspak e shqetësuar. “Kim nuk i beson fare këto thashetheme për Irina-n. Për të është thjesht një mënyrë për të tërhequr vëmendje. Ajo nuk shqetësohet fare për të, askush në rrethin e saj nuk interesohet apo e beson këtë gjë. Edhe nëse është e vërtetë, e dyshoj që ajo të mërzitet në këtë pikë”, është shprehur burimi në fjalë. Njohja e Irina-s me Kanye-n daton që në vitin 2010, kur ajo u shfaq në videoklipin e këngës së tij, “Power”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF