KreuCelebrity

Përfshihet në një aksident rrugor; ndërron jetë aktori 32 vjeçar!

Kevin Clark, i njohur për rolin e bateristit në filmin “School of Rock”, ka vdekur pas një aksidenti në Çikago. Mediat e huaja raportojnë se 32 vjeçari po kalonte me biçikletë në Northëest të Çikagos kur u përplas me një automjet. Fatkeqëisht aksidenti rezultoi fatal për jetën e Kevin pasi ai nuk mundi dot t’i mbijetojë plagëve të marra.

Edhe pse u njoh më së shumti i si aktor me rolin e tij në filmin “School of Rock” Clark ka nisur t’i bjerë baterisë që në moshë të vogël.

Ai formoi grupe dhe shkroi këngë dhe tashmë kishte krijuar një bandë të re që performoi drejtpërdrejt për herë të parë gjatë fundjavës së kaluar në North Shore.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF