KreuCelebrity

Pret më orë të tëra një vend në spital e pastaj vdes: fotoja shokuese e 22 vjecares me Covid!

Një vajzë 22 vjecare e sëmurë me Covid ndërroi jetë në Argjentinë. E reja, Lara Arreguiz që vuante nga diabeti kishte shfaqur simptoma dhe prindërit ë kishin dërguar në spital, ku mjekët panë se kishte bronkopneumoni në të dy krahët. Por duke qenë se nuk kishte shtretër të lirë, e kthyen në shtëpi e i thanë të kthehej pas tre ditësh. Ajo ndihej keq, ndaj prindërit e cuan në një spital tjetër por as atje nuk kishte vende, ndaj priti për orë të tëra e shtrirë në tokë.

Nga ai moment gjendja e saj u përkeqësua shumë. Edhe pse vendi më në fund u gjet, vajza vdiq një javë më vonë. E ëma publikoi foton e dhimbshme duke thënë se e dinte që kjo nuk do t`ia kthente vajzën, por u shpreh se nuk dëshironte që dikush tjetër të gjendej në të njëjtën situatë të tmerrshme ndaj dhe po përpiqej të ndërgjegjësonte në këtë mënyrë opinionin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF