Friends – The Reunion’ tashmë është realitet. Gjashtë aktorët e serialit aq të dashur për publikun në mbarë botën, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer, u mblodhën për një puntatë prej 1 ore e 43 minutash e pa skenar.
Por përpara kësaj, ishin në një konferencë për shtyp, ku u pyetën për disa nga personazhet e famshëm që u shfaqën në shfaqje gjatë gjithë serialit. Pati disa emra të njohur si Tom Selleck, Charlie Sheen, Sean Penn dhe Alec Baldëin, por Jennifer befasoi kur tha se aktori i saj i preferuar që u shfaq atje ishte ish-bashkëshorti, Brad Pitt. “Z. Pitt ishte i mrekullueshëm. Fantastik!’”, u shpreh ajo duke iu referuar episodit ku ai mori pjesë, “The One with the Rumor” gjatë sezonit të tetë të shfaqjes në 2001. Pitt ishte i martuar me aktoren në atë kohë, por u ndanë katë vjet më vonë për shkak të lidhjes së tij me Angelina Jolie.