Seriali i famshëm “Friends” mbetet padyshim shfaqja televizive që ka lenë mbresa të jashtëzakonshme te të gjithë. Seriali i cili u rikthye pas shumë vitesh po transmetohet në “HBO Max” dhe fansat mund të shikojnë paraqitjen e yllit të muzikës pop Lady Gaga-s, pasi ajo interpreton “Smelly Cat” me Lisa Kudrow.
Pasi Gaga përfundoi performancën e saj, të dyja interpretuan një duet këngën e famshme të serialit, “Smelly Cat”.
Regjisori i serialit “Friends Reunion”, Ben Winston, më parë foli për “Variety” në lidhje me duetin Gaga-Kudrow dhe shpjegoi se si ndodhi e gjitha kjo. Ai i kishte thënë Lisës në do të ishte e gatshme ta këndonte së bashku me Lady Gagan, dhe ajo i ishte përgjigjur pozitivisht me kënaqësi.
Winston vazhdoi të tregonte se Gaga nuk ishte domosdoshmërish zgjedhja e tyre e parë ose e vetme, por pasi kaluan disa emra dhe ranë dakord për yllin e muzikës pop.