KreuCelebrity

6 gjëra thelbësore që duhet të dini për celulitin!!

Celuliti mbetet një dhimbje e vazhdueshme koke për shumë femra ( e ndonjëherë, edhe meshkuj). Lajmi i keq është se viktimë e saj mund të bjerë secila prej nesh. Për këtë arsye, vazhdimisht kërkohen zgjidhje kundër këtij problemi të përhapur. Çfare duhet të dijmë për të:

-Celuliti nuk është shenjë e peshës së tepërt!

Nuk duhet ta shohim celulitin si shenjë të kilogrameve në plus. Ai mund te gjendet edhe tek trupat e hollë, sidomos në pjesën e fundshpinës dhe kofshëve.

-Gratë vuajnë prej tij më shumë se burrat dhe ka një arsye: ajo është mënyra sesi është vendosur kolagjeni në shtresat e lëkurës së femrës, pra në linja paralele bën që dhjami të depozitohet më lehtësisht, duke e bërë celulitin të dukshëm. Në rastin e meshkujve, qelizat e kolagjenit janë të vendosur në formë X.

-Locionet me retinol dhe kafeinë mund ta përmirësojnë pamjen e celulitit. Kafeina arrina të stimulojë rrjedhjen e gjakut, duke zvogëluar kësisoj qelizat dhjamore, dhe shumë thonë që ka efeket vërtet!

– Ushtrimet fizike gjithashtu mund ta zvogëlojnë celulitin, sepse ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit të akumuluar. Ka disa lloj yoge që përdoren posacërisht kundër këtij problemi

– Humbja në peshë nuk do të thotë se do të shpëtosh nga celuliti, edhe pse në një rast të tillë, “lëkura e portokallit” sikur reduktohet pak

– Rrezet UV mund ta rëndojnë pamjen e celulitit, sepse reagojnë negativisht mbi kolagjenin në lëkurë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF