“Fluturimi 3470”, dhe interpretimin e Soni Malajt dhe Flori Mumajesit u kthye në hitin e Këngës Magjike 2007, dhe ende pëlqehet shumë. Ai bashkëpunim u dëshmua një sukses, dhe një garanci se Soni e Flori bëjnë një dyshe fantastike në skenë! E njëjta gjë ndodhi një dekadë e gjysëm më vonë me “Versioni im”, një baladë nga Flori dhee Threedots, ku Soni “shkriu talentin e saj”, edhe sepse e mori shumë për zemër si këngë. Pak para finales së edicionit të 22-të të Këngës Magjike, këngëtarja postoi 3 foto në llogarinë e saj në Instagram, një prej të cilave edhe me Flori Muamajesin, dhe kur i panë sërish krah për krah, fansat shpërthyen në komente, shumë nga të cilat i kërkonin gjithashtu rikthimin e romancës së tyre.
“Sa bukur dukeni bashkë…”, “Shkon shumë me Florin…”, “O Zot, sa shkoni me Florin, kënaqësi t’ju shoh prapë bashkë…” ,“Soni _Flori ? sa shkoni bashkë. Rikthimi edhe në dashuri do ish mrekulli! Zoti ju bekoftë”, ishin disa nga komentet, të cilave ne nuk do t`u hiqnim asnjë presje!



















