KreuCelebrity

Del në skenë ish-i tjetër që po lufton për dashurinë e Jennifer Lopez!!

Që kur u zbulua se Jennifer Lopez po ritakohej me ish të dashurin e dikurshëm Ben Affeck, rrjeti u cmend. Këto ditë, nuk flitet për gjë tjetër, e së fundi, historia e “rindezjes së flakës së tyre të pasionit”, ka marrë një kthesë që e bën t`i ngjasojë më shumë një telenovele! Në skenë ka dalë edhe një ish-tjetër, Sean “Diddy” Combs. Ai ndau së fundi në rrjetet sociale një foto të vjetër ku shihen të dy gjatë kohës kur ishin bashkë.

Të jetë thjesht një rastësi? Kaq u desh që rrjeti të shpërthente sërish. Lopez dhe Combs patën një lidhje nga shtatori i vitit 1999 deri në shkurt 2001. Në të njëjtin vit, Lopez njohu Affleck, ndërkohë që xhironin “Gigli” dhe të dy u fejuan në nëntor të 2002.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF