Thalia mbetet një artiste mjaft e dashur në nivel ndërkombëtar. Fakti që ka interpretuar edhe në disa telenovela, e ka bërë këngëtaren latine një figurë që i është afruar akoma edhe më shumë publikut, e vlerësuar prej tij si për talentin, ashtu edhe për pamjen e saj.
Por në përpjekjet për të ruajtur bukurinë e vet dhe për t`u dukur perfekte, i është dashur të bëjë disa sakrifica të mëdha; me qëllimin që të ketë një bel sa më të hollë, ajo ka hequr dy brinjë!
Mbretëresha e muzikës latine ka kaluar kështu përtej barrierave të bukurisë duke bërë një ndërhyrje që mund t`i kushtonte dhe shëndetin. Dy brinjët e hequra ajo i ka ruajtur në një kavanoz të madh, sic u ka rrëfyer dhe vetë fansave, në mënyrë që të fashiste kështu dyshimet e atyre që nuk e besonin.