
Që kur lidhja e saj u bë publike, Fjoralba Ponari e ka “lëshuar” ca dorën me fotot dhe videot që poston me të dashurin e saj. Dhe kjo e fundit ishte vërtet për të qeshur. Aty, bjondja simpatike shihet duke i bërë partnerit të saj një shaka: ajo dëgjon një mesazh që thotë: “Thjesht kujtesë që është OK për një marrëdhënie të marrë fund..” dhe fytyra e Franceskos në sfond që shtrembërohet sikur kërkon të thotë: “Po kjo, c`ishte”? Fjoralba nuk e mban dot të qeshurën, teksa mesazhi vazhdon: “Jo e jona ama”..Në fakt, të dya janë një cift shumë i këndshëm dhe mbeten ndër të preferuarit e publikut!



















