KreuCelebrity

Skandal në Austri, mjeku vaksinon kundër koronavirusit 60 persona me një shiringë!

Skandal në Austri, mjeku vaksinon kundër koronavirusit 60 persona me

Në fabrikën austriake, “Voestalpine”, në Murzzuschlag, një mjek përdori të njëjtën shiringë për të vaksinuar dhjetëra persona. Telegrafi thotë se rreth 60 punonjës të një kompanie u vaksinuan me të njëjtën shiringë dhe tani ata duhet të testohen për HIV dhe hepatit. Kompania e ngarkuar për vaksinimin, “Vamed”, shprehu keqardhje të thellë për këtë rast dhe njoftoi se do të insistonte në sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave të kësaj çështje, ndersa mjeku u pezullua deri në fund të hetimit. Doktori i Qendrës së Mjekësisë së Punës “Vamed” duhej të vaksinonte punonjësit e “Voestalpine” kundër koronavirusit. Voestalpine” theksoi se nuk ishte e qartë për ta se si ishte e mundur që të kishte mungesë të higjienës në qendrat e vaksinimit. Por ndërkohë ëdhënësi i Vameda, Ludëig Bihler konfirmoi se ishin identifikuar boshllëqe në vaksinimin e disa personave,  raporton Kleinezeitung.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF