Jennifer Aniston dhe David Schwimmer lanë fansat të tronditur gjatë ribashkimit të tyre të enjten duke zbuluar se kishin pëlqim në jetën reale ndaj njëri-tjetrit.
Ylli i “Friends” Jane Sibbett, në një intervistë që ka dhënë këtë të premte për Lorraine foli për flirtet mes dy yjeve. Aktroja 58-vjeçare u shpreh se ajo dyshonte prej kohësh se kishte kimi jashtë ekranit midis aktorëve David dhe Jennifer që në ditët e para të romancës së se tyre si personazhe.
Kur u pyet nëse dy yjet fantazonin vërtet njëri-tjetrin, Jane qeshi para se të konfirmonte: ‘Ata bënë, ata bënë shumë!’
Lorraine, 61 vjeç, atëherë vuri në dukje se si kjo kimi jashtë ekranit, i bëri skenat e romancës Ross dhe Rachel më autentike.



















