Mbretëresha është tronditur nga komentet e përsëritura të Harryt që nga intervista në mars që ai dhe Meghan dhanë duke hedhur me akuza ndaj familjes mbretërore.
Sipas burimeve, gjyshja e Harry e ka marrë këtë personalisht dhe është thellësisht e mërzitur nga ajo që ka thënë ai, në veçanti komentet e që bëri për prindërit e tij Charles dhe duke sugjeruar që babai i tij nuk di më mirë për shkak të mënyrës se si ai u rrit. “Ka qenë një kohë shumë shqetësuese për të”, u shpreh burimi.
Pavarësisht kësaj, burimet thonë se Charles ende shpreson për një pajtim me djalin e tij të vogël. ‘Unë nuk mendoj se Princi do ta përjashtojë djalin e tij pavarësisht nga ajo që ka thënë Harry. Charles është një njeri kaq i butë dhe një baba i përkushtuar. Ai nuk është aspak hakmarrës dhe dëshiron një pajtim”, u shpreh një mik i tij.



















