KreuCelebrity

Sot mbahet finalja e “Këngës Magjike 2021”!

Mbrëmjen e sotme do të mbahet finalja e madhe e “Këngës Magjike 2021”.

Sezoni i 22-të i festivalit është zhvilluar ndryshe nga çdo herë tjetër për shkak të pandemisë, ndaj mungesa e publikut u ndje në të dyja netët gjysmëfinale.

Arditi këtë herë si bashkëprezantuese zgjodhi këngëtaren e dashur të publikut, Marsela Çibukaj.

Në finalen e sotme do të konkurrojnë jo vetëm artistë të njohur shqiptarë, si Soni Malaj, Eneda Tarifa, Fifi, Flor Mumajesi Klajdi Haruni, por edhe artistë të huaj dhe këngëtarë të rinj.