Para pak javësh ishin të shumta lajmet që qarkulluan për ndarjen e moderatores Bora Zemani nga Donald Veshaj, i cili sipas burimeve ai ishte shpërngulur nga shtëpia që çifti bashkëjetonte.
Bora Zemani ka dhënë një intervistë ekskluzive për ‘Prive”, dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte pyetja se si qëndronte e vërteta e ndarjes së tyre. Moderatorja është treguar e prerë dhe nuk ka preferuar të japë asnjë përgjigje.
“Unë nuk kam dashur asnjëherë të flas për jetën time personale dhe në fakt kam folur shumë rrallë. Më shumë flasin portalet për mua, sesa unë për veten time. Në një moment të caktuar ndoshta më është dashur të jap një përgjigje për të shuar atë kuriozitetin që kanë njerëzit. Kam folur disa herë për jetën time personale por do të kthehem sërish te vetja dhe do e qep gojën përfundimisht. Nuk ka asnjë lloj përgjigje për jetën time personale”, ka thënë ajo.



















