KreuCelebrity

“Kam një nuse yll, çfarë mendova kur e pashë për herë të parë”: Xheraldina flet për Sarën!

E ftuar në programin “Prive” për të folur rreth pesë datat më të rëndësishme të jetës saj, Xheraldina Vula nuk la pa cekur edhe periudhën e njohjes me partneren e djalit të saj. Nëna e reperit Ledri Vula, tregoi se me Sarën është njohur në Ulqin, vend ku familja Vula kishin shkuar për një takim biznesi, pa e ditur se pikërisht atë ditë djali i tyre kishte vendosur t’i prezantonte me vajzën që i kishte rrëmbyer zemrën.

“Sarën e kam takuar në Ulqin. Ne kishim shkuar atje për takim biznesi. Ledri nuk më tregoi praktikisht se do të vinte me Sarën. Në lokal hyri një vajzë dhe unë po mendoja ‘ua sa vajzë e bukur’, por nuk e dija që ishte Ledri mbrapa. Kishte veshur një fustan ngjyrë të gjelbër, dhe sytë e gjelbër dhe më pëlqeu shumë. Pastaj kur shoh Ledrin mbrapa më tha ‘Nënë kjo është Sara’. Ne kishim takim biznesi dhe kur e pruri aty mendova kjo është diçka më serioze. Sara më pëlqen shumë se është e hapur dhe e ngrohtë me njerëzit, është e afërt. Ledri është pak i mbyllur, të thotë vetëm ‘mirëdita çfarë bën’ rri 10 minuta me ty dhe ngjitet në dhomën e tij. Ndërsa Sara rri aty. Ka qejf të bëj muhabet, ka qejf të hamë diçka bashkë, të shohim diçka bashkë. Ka një ngrohtësi, që ti do s’do të bën ta duash, pikërisht për shkak të ngrohtësisë. Ajo kur zgjohet në mëngjes më thërret ‘Pashule’ më lë vajzën në dorë dhe ikën. Ajo ka aq ngrohtësi dhe aq besim tek unë, që unë kujdesem për vajzën e saj. Për mua është një nuse yll” tregoi Xheri

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF