Dy moderatoret e sportit Alesia Bami, Albana Bejko janë bërë pjesë e një konflikti verbal, pasi kjo e fundit e ka quajtur kolegen e saj si ‘aksesor në studio. E ftuar në një program televiziv, gazetarja e sportit në Ora Neës Albana Bejko është shprehur se Alesia Bami, nuk i plotëson kriteret e një gazetarje sportive dhe përveç faktit që është e bukur, për Bejkon nuk ka ndonjë element tjetër që mund ta bëjë Bamin një gazetare sporti.
“Alesia është shumë e bukur, por në fushën e sportit nuk bën pjesë në gazetaret e sportit. Ajo çfarë synojmë ne të sjellim si frymë në Shqipëri është gazetare sporti dhe jo aksesor në fushën e sportit”, deklaroi Bejko.
Kjo deklaratë e moderatores së “Ora Sport” duket se nuk është pritur mireë nga moderatorja e “Proçesi Sportiv”, e cila ka bërë një reagim shpotitës nëpërmjet një shprehje të postura në story.
“Njerëzit e suksesshëm janë gjithmonë në kërkim të mundësive për të ndihmuar të tjerët, ndërsa dështakët janë gjithmonë të gatshëm për të të gjykuar! Paqe!”, shkruan Alesia në postimin e saj në “Instagram”.



















