Përpara lidhjes me Armina Mevlanin, Shkëlzen Berisha ka qenë i martuar dhe është baba i dy fëmijëve. Si është te jetosh me një partner të tillë? Blogerja, ashtu si dhe herë tgë tjera, nuk ka ngurruar të tregohet e sinqertë për këtë situatë.
“A është e vështirë marrëdhënia me një partner i cili ka patur një martesë dhe fëmijë më parë?”, ishte pyetja e një ndjekësi në rrjetet sociale, dhe Armina është përgjigjur pa doreza. “Në jetë asgjë nuk është si në përralla, rëndësi ka që dashuria të jetë e fortë. Përsa kohë është ashtu këto nuk quhen me probleme, përkundrazi unë fëmijët e partnerit i dua shumë”, ishte komenti i saj.



















