Aktori Gaz Paja është pjesë e Portokallisë prej ditës së parë që spektakli i humorit është hapur dhe për rreth 16 vite ka qenë pjesë e pandashme e tij.
Vazhdimisht kanë qarkulluar lajme që ai do të largohet nga spektakli i humorit, ndaj në një intervistë në programin “Dola te Ola”, aktori iu ka dhënë përgjigje duke zbuluar planet e tij të ardhshme.
Ai tha se për momentin është pjesë aktive e spektaklit të humorit, për më vonë nuk e di çfarë do të ndodhë. Ai shtoi se i pëlqen teatri dhe dëshiron që të zhvillojë artin e tij, por Portokallia nuk e ka penguar asnjëherë.



















