Kryeministri britanik Boris Johnson 56 vjeç është martuar në fshehtësi më të fejuarën e tij Carry Symonds 33 vjeçe.
Dasma ishte një ceremoni private, ku të pranishëm ishin vetëm familjarë dhe u realizua në Katedralen e Westminsterit.
Zyrtarët e lartë të Downing Street nuk ishin në dijeni për martesën e tij. Për herë të parë në 200 vjet, një kryeministër po martohet ndërkohë që është në detyrë.
Kjo nuk është “po” e parë e Johnson, ai ka patur dy martesa më parë e para me Allegra Mostyn-Owen, vajza e shkrimtarit italian Gaia Servadio dhe e dyta me Marina Wheeler, një avokate, me të cilën kishte 4 fëmijë.
Fëmija i pestë i tij erdhi nga një lidhje jashtëmartesore me konsulenten e artit Helen MacIntyre. Gruaja e tij aktuale, Carry Symonds, është njëzet e katër vjet më e re. Ata u fejuan në fund të vitit 2019 dhe janë bërë prindër të një djali i cili është një vjeç.



















