KreuCelebrity

Gazi rrëfen historinë e dashurisë me Irën, dhe zbulon nëse do të kenë një fëmijë të dytë!

Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira janë një nga çiftet e dashur të showbizit. Ata janë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Dardi.

Në një intervistë në News 24 në programin “Dola te Ola”, aktori zbuloi se si është njohur me bukuroshen Ira.  “E deshi fati që ne të njiheshim”, tha ai. Ai zbuloi se janë njohur në xhirimet e një filmi me metrazh të shkurtër, ku Ira ishte pjesë e filmit por pa folur, madje roli i saj ishte si gruaja e Gazit dhe kishin një djalë.

Aktori kujtoi se atij i mungonte grimi, nga nxitimi kishin harruar dhe Ira i erdhi në ndihmë me gjërat e saj duke ia bërë ajo grimin. Gazi tha se në këtë moment ata ishin afër me njëri-tjetrit.

Aktori gjithashtu kishte realizuar një video me telefonin e saj dhe i kishte kërkuar që t’ia dërgonte. “Dolëm disa herë, Ira ishte më e ndrojtur deri sa arritëm te familja e bukur që kemi krijuar”, tregoi ai.

Aktori zbuloi se do ta zgjerojnë familjen e tyre dhe dëshiron shumë që të ketë një vajzë, edhe pse ka një dashuri të madhe për djalin e tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF