Që kur u mësua lidhja e saj me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj është “bombarduar” nga kërshëria e ndjekësve, sidomos në rrjetet sociale. Pyetjet kurioze nuk mungojnë as tani që cifti ka lidhur kurorë, e gjërat duket se janë shtruar.
Moderatorja nuk përton t`i kthejë përgjigje. “Nga 1-10 sa je penduar që je martuar me Markun?”, e pyeti së fundi një ndjekëse, dhe Rudina ia ktheu aty për aty. “Motër, po te kem ndonjë pendesë, do kem gjetur burrin e radhës. Falë zotit nuk jam penduar asnjë moment”, tha ajo ndërsa vazhdon të mos heqë dorë nga humori e batutat.